Një foshnje 8 muajshe ndërron jetë… prindërit kallëzojnë mjekët në spitalin e Shkodrës

Një foshnje veçse 8 muajshe ka humbur jetën në spitalin e fëmijëve në kryeqytet, teksa ngjarja e rëndë është bërë publike së fundmi (rreth dy javë pas humbjes së fëmijës) pasi prindërit kanë bërë kallëzim në prokurorinë e Shkodrës ndaj mjekëve.

Foshnja 8 muajshe nga fshati Grudë i Shkodrës ka shkuar për vizitë në spitalin e qytetit verior pas problemeve shëndetësore që ka shfaqur (probleme në zemër). Shëndeti i foshnjes është komplikuar dhe mjekët atje e kanë dërguar për mjekim më të specializuar në kryeqytet. Foshnja është intubuar, por nuk ka mundur t’ja dalë.

Prindërit e foshnjes kanë denoncuar mjekët në Shkodër, me pretendimin se ka qenë neglizhenca e paaftësia e tyre në mjekim ajo që ka sjellë eventualisht vdekjen e fëmijës.

Pas denoncimit të prindërve, policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet.