Një grua gjendet pa shenja jete në Liqenin Artificial në Tiranë

Autoritetet kanë njoftuar se një grua rreth të 60-ve është gjetur mesditën e të shtunës pa shenja jete në liqenin artificial në kryeqytet.

Dyshimet janë se gruaja mund të jetë vetëmbytur. Identiteti i viktimës ende nuk është zbuluar.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.08.2024, rreth orës 11:00, te Liqeni Artificial, është gjetur dyshohet e vetëmbytur një shtetase e seksit femër rreth 60 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.