Këto imazhe i përkasin vetëm një “pike” të vogël të galaktikës sonë e cila shtrihet në 100 mijë vite dritë. Teleskopi hapësinor më i fuqishëm i njërëzimit ka arritur të fokusojë imazhin e një zone ku janë të mbledhura qindra mijëra deri në miliona yje.
Hapësira të tilla, ku yjet janë të “mbledhur” në një hapësirë relativisht të vogël, njihen si grumbuj globularë. Të tilla zona gjenden rëndom nëpër galaktika të ndryshme, përfshi dhe galaktikën tonë.
Grumbulli globular në foto njihet si NGC 6440 dhe ndodhet afro 28 mijë vite dritë larg, në “rrethinat” e qendrës së galaktikës sonë.
Çdo pikë e shndritshme në këtë imazh të kapur nga “James Webb” është një yll si dielli jonë. Disa syresh janë më të vegjël se Dielli, disa të ngjashëm (yje të bardhë) e disa shumë herë më të mëdhenj.