Shqipëria ka fituar pastër duke dominuar si kurrë më parë ndeshjen me një kundërshtar si Çekia. Festa filloi që në minutën e nëntë, kur Jasir Asani shënoi një tjetër gol spektakolar, me të majtën e tij të ‘pagabueshme.
Pjesa e parë përfundoi nën dominimin e kuqezinjve, ndërsa një gol i shënuar me dorë nga Çekia, i kushtoi një lojtar kundërshtarëve, të cilët e mbyllën 45 minutëshin e parë me 10 futbollistë.
Pjesa e dytë, ka folur plotësisht për kuqezinjtë. Një kundërsulm i shpejtë ka mjaftuar për të shkuar përmes krahut të djathtë drejt e në portën e çekëve. Golashënues qe Seferi
Po sërish Seferi, pas një asisti të mrekullueshëm, ka kaluar Shqipërinë në avantazh të trefishtë.
Një gol i katërt u shënua nga Muja, por arbitri u detyrua të anulojë golin pasi VAR vuri në dukje se Muja ishte fare pak përpara (në pozicion jashtë loje).
Pavarësisht golit të anuluar, Shqipëria dominoi totalisht ndeshjen. Urimet më të përzemërta për kombëtaren tonë, teksa tanimë festa ka përfshirë të gjithë kryeqytetin e jo vetëm…