Dy burra në të 40-tat kanë ndërruar jetë në spital, fill pas një konflikti të armatosur mes tyre në Kavajë. Si pasojë e një sherri të çastit, motivet e të cilës ende nuk janë zbardhur, 43 vjeçari E.G ka qëlluar me thikë 43 vjeçarin A.R. Mandej ky i fundit ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar mbi tjetrin.
“Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi E.G 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin A.R, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin E.G.
Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues.”-njoftoi policia.