Është nisur për kurim jashtë shtetit Roberti, 18 vjeçari nga Kosova i prekur nga një sëmundje e rëndë (limfoma Burkitt).
Thirrja për ndihmë në “Shqiptarët për Shqiptarët” erdhi nga nëna e Robertit. Me sakrifica të mëdha, Afërdita i rriti e vetme dy djemtë e saj. Lotët nuk i thaheshin kësaj nëne, e cila rrëfente se vetëm dy javë më parë i biri i festoi 18 vjetorin, ndërsa mandej u mor lajmi nga doktorët se djali ishte sëmurë.
Falë Zotit thirrjet e kësaj nëne u dëgjuan nga shqiptarët.
Përmes bamirësisë së mijëra njerëzve zemërmirë, u mblodh fondi i nevojshëm për ta dërguar Robertin për kurim jashtë shtetit.
Tanimë Roberti është nën kujdesin e mjekëve dhe neve nuk na mbetet veçse të lutemi në Zot, që vëllai jonë nga Kosova ta tejkalojë këtë sprovë.