Një moment i veçantë, Mirlind Daku takohet me të shoqen e heroit të Kosovës Agim Ramadani

Kombëtarja e Shqipërisë është grumbulluar tashmë në kryeqytet për ndeshjen e afërt me Çekinë në “Air Albania. Mirlind Daku, sulmuesi i cili shënoi golin vendimtar në ndeshjen kundër Polonisë një muaj më parë, ka patur një vizitore speciale. Sulmuesi me origjinë nga Gjilani është vizituar nga bashëshortja e heroit të Kosovës, komandatit të UÇK-së Agim Ramadani.

Kujtojmë se në golin e dytë kundër Polonisë, shënuar nga Daku, sulmuesi hoqi fanellën duke vënë në pah dhe tatuazhin e tij me mbishkrim “Katana”, një homazh për nofkën e komandantit të UÇK-së Agim Ramadani. Disa ditë më parë Daku i premtoi të shoqes së “Katanës” se nëse gjente kohë, do të vinte në Zvicër a Kosovë për ta takuar…por duket se zonja Ramadani ka mbërritur e para, e ka takuar dhe të gjithë kombëtaren kuqezi.

 “Takim i këndshëm me Mirlind Dakun dhe sportistët që na bëjnë krenarë! Në kombëtare nuk ka kufinj ,aty kemi Shqipërinë etnike! Ju lumtë djema,ju priftë e mbara e suksesi”, ka shkruar Shukrije Ramadani në rrjetin social Facebook.