Një në dy banorë në Gjirokastër janë pensionistë

Qyteti i gurtë, i trashëgimisë mijëravjeçare, fatkeqësisht po shpopullohet. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, një në dy banorë në Gjirokastër, rezulton të jetë pensionist. Në shtatë bashkitë e zonës jetojnë 53 mijë e 314 vetë, ndër të cilët, 23 mijë e 552 janë të moshuar.

Kësisoj Gjirokastra rezulton të jetë qarku më i mplakur në jug të vendit. Mes arsyeve të shumta, emigracioni dhe ulja e lindjeve, kanë bërë që popullsia në Gjirokastër të bjerë në mënyrë të vazhdueshme.

Në rang vendi Tirana ka numrin më të lartë të pensionistëve, me 142 mijë e 448 të tillë. Por për shkak të numrit të lartë të banorëve, pesha e të moshuarve në raport me totalin rezulton të jetë 12%.

Qarqet me numrin më të ulët të të moshuarve në vend janë Lezha, Dibra dhe Kukësi.