Për herë të dytë kampione bote në sportin e Kikboksit… kjo është arritja e fundit e sportistes vlonjale Ilda Lelo, e cila së fundmi mundi rivalen turke Tugba Gyl Bozkya dhe ruajti titullin WKU për femra (për peshat deri në 62.6 kg).
Në një prononcim për median, Ilda u shpreh se është më e lehtë të fitosh titullin, sesa ta mbrosh atë.
“Po ishte një ndeshje 5 raunde, nga dy minuta, për titullin kampion bote. Ishte hera e parë që e mbroja. E kisha fituar vjet dhe këtë e mbrojtja. Është më e lehtë ta fitosh për herë të parë, sesa ta mbrosh atë më pas. I fitova të pesta raundet, do të doja të kisha fituar më shpejt, por kundërshtarja ishte kockë e fortë”- tha ajo.
Ilda Lelo e ka nisur sportin në vitin 2014, kohë kur është shpallur kampione bote si amatore, mandej kampione Europe si profesioniste e tanimë, e botës.