Një trup i pajetë gjendet pranë ‘Urës së Tabakëve’ në Tiranë

Një trup i dekompozuar është gjetur këtë të mërkurë në afërsi të “Urës së Tabakëve” në Tiranë.

I ndjeri ende nuk është identifikuar, ndërsa policia sqaroi se dyshimet janë se viktima ka qenë një i pastrehë. Trupi është dërguar në morgun e kryeqytetit.

“Më datë 10.05.2023, rreth orës 11:55, afër Urës së Tabakëve, në një grumbull shkurresh, është gjetur i dekompozuar trupi i një shtetasi ende të paidentifikuar, në pamje të parë endacak.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e trupit të pajetë dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- njofton policia.