Fotoja e fundit e kapur nga teleskopi hapësinor James Webb i përket një ylli në një fazë të njohur si “Wolf-Rayet”. Ylli ku është fokusuar teleskopi me infra të kuqe i James Webb është i identifikuar si WR 124, dhe ndodhet afro 15 mijë vite dritë larg Tokës sonë, në konstelacionin ‘Sagitta’.
Ky yll ka një masë 30 herë më të madhe se Dielli dhe është në procesin e zhveshjes së shtresave të tij të jashtme, të cilat kanë krijuar një sasi masive gazi përreth tij. Kjo fazë vjen pikërisht para sesa ylli të shpërthejë në supernova.