Njerëzit ikën, arinjtë po “popullojnë” qytetin e braktisur nga zjarret masive në Kanada

Disa ditë më parë, afro 20 mijë banorët e qytetit të Yellowknife u lajmëruan nga autoritetet që të largohen, pasi zjarret masive në veri të Kanadasë po i afroheshin banesave. Mijëra e mijëra persona u larguan nga shtëpitë e tyre, ndërsa tanimë duket se Yellowknife, ka disa “banorë” të rinj… dhe ata janë arinjtë. Të paktën 9 të tillë janë filmuar në kamera sigurie në qytet, teksa ecin rrugëve të zbrazura ose kërkojnë në mesin e plehrave për ushqim.

BBC ka publikuar pamjet e arinjve, ndërsa në disa raste edhe ‘përballjet’ e kafshëve të egra me banorët e mbetur në qytet.