Jemi në 10 ditëshin e fundit të muajit të begatë të Ramazanit, kohë e përforcimit të besimit në Zot.
Në serinë e radhës në Podcast, Elvisi diskuton mbi Natën e Kadrit dhe cilat janë tre llojet e njerëzve sipas islamit.
Elvisi: Thotë një ajet i Kur’anit… “Dëshiron shumë Zoti, t’ju falë juve”
Thuhet dhe… “Dëshirojnë ato të cilët kanë ndjekur pasionin, t’ju çojnë në rrugën e pasionit, në pafundësi të saj”
Këto janë dy panoramat. Pra robi bën një gjynaf, tërhiqet, bën tobe dhe Zoti ia fal. Por ata të cilët i ka kapluar pasioni dhe Zot i është bërë, ata nuk kanë kthim. Ato shtojnë dhe vetëm shtojnë pasionet, vjen helmi dhe u shkatërrohet jeta.
Pse është ‘fshehur’ Nata e Kadrit?
Elvisi: Një nga urtësitë më të mira, është që ka dashur Zoti i Madh ta adhurojmë 10 netë. Nëse do më mirë për ta kuptuar, mos me ja bërë dhe dhuratë atyre që nuk e meritojnë. Kështu e kam kuptuar unë, nuk po them se thuhet në Kur’an apo prej Pejbamberit alejhi selam. Se të kesh bërë 364 ditë zullume dhe pastaj të ndjekësh vetëm një natë, Zoti nuk e don këtë.
Por ata që i japin hakun 10 netëshit, ato i japin hakun të gjithë Ramazanit. Pra ka nevojë për pak përpjekje. Zoti i Gjithësisë nuk na ka sjellë neve një dogëm, që 364 ditë të jesh shejtan dhe një ditë të bëhesh ëngjëll. 364 ditë koprrac dhe një natë bujar, nuk shkon.
Njerëzit ndahen në tre grupe (brenda islamit), në: musliman që i bëjnë padrejtësi vetes, që e kanë lënë veten pas dore; muslimanë që vetëm garojnë për të mira dhe një grup në mes, muslimanë që përpiqen për mirë.
Në ajet tjetër, Zoti përmend dhe ‘të tjerë’… thotë “Pati disa të tjerë, që bashkuan veprat e mira me të këqijat. Pra, njeri. Janë njerëz që i kanë të mirat e të këqijat, aty aty. Thotë Zoti “ka shumë shpresë që Allahu do t’ja pranojë pendimin”.
Sepse këto njerëz, që janë në mes, të folim drejt… në që po flasim të dy këtu dhe këto 5-6 mijë vetë që po na ndjekin. Merrni tani një bllok dhe filloni nga Ramazani që ka mbaruar deri tani, hajde t’i numërojmë gjynahet tona… s’mundemi dot. Dhe sa e sa i kemi harruar. Por të themi dhe të mirat, edhe ato të shumta janë. Ne në Ramazan kërkojmë falje, por edhe për gjynahet që kemi bërë gjatë vitit.
Se grupi i personave, të dashurve tek Zoti, kanë 90% të veprave të mira dhe shkojnë në xhenet. Kurse tek muslimanët e përgjithshëm, që jemi dhe ne. Neve, insha Allah veprat e mira na i pranon dhe veprat e këqija insha Allah na i fal i Madhi Zot.
Thuhet në suren Jusuf… “Sa argumente i kanë i kanë në qiej dhe në Tokë, ku ata ecin dhe i kthejnë shpinën?”
Ne bëjmë një të keqe të madhe. Shohim një pishinë të bukur dhe mahnitemi, ne shohim gjithë atë det dhe nuk themi Zoti është i madh. Shohim një qiellgërvishtëse dhe themi çfarë arkitekti i mrekullueshëm, shohim kodra e male dhe nuk e madhërojmë Zotin e Gjithësisë. Ne shohim një ndjeshje futbolli në një stadium plot me drita, themi çfarë mrekullie… ne shohim diellin që ndriçon të gjithë Tokën dhe ne asnjëherë nuk themi sa i madh je o Zot.
Ky është besimi. Kur ne ballafaqohemi me Universin. Neve mrekullohemi me Pejgamberët, e me të fundit Pejgamber alejhi selam. Baza jonë është Kur’ani Famëlartë.