Një tumor ia ka mbyllur syrin këtij vogëlushi në foton e mësipërme. E sëmundja e rëndë po i përhapet, po i afrohet rrezikshëm kokës, trurit.
Indriti është veçse 5 vjeç. Nuk e kupton se çfarë po ndodh me të, se përse ai nuk mundet dot më të hapë njërin sy. Por ajo që kupton ky vogëlush, janë ndjesitë, më saktë dhimbja e madhe që po i shkakton sëmundja.
Prej disa muajsh i prekur nga sëmundja, vogëlushi përballet me dhimbje të shumta, të forta aqsa ai përplas kokën në mur…
Familja me origjinë nga Maliqi jeton në kushte të vështira. Sëmundja e djalit 5 vjeçar i ka hedhur në tokë shpresat e nënës e babait të Arditit, të cilët nuk kanë veçse lotët e lutjet.
Vogëlushi ka nevojë për kurim urgjent jashtë shtetit. Ai do të duhet t’i nënshtrohet kimioterapisë dhe më pas ndërhyrjes kirurgjikale.