Xhuditsja nga Kosova Nora Gjakova, ka mundur të fitojë mendaljen e artë në garën që po zhvillohet në Baku, duke mundur çdo kundërshtare me të cilën u përball.
Gjakova u shpall triumfuese në kategorinë deri në 57kg. Ajo mundi të fitojë kundër garueses nga Polonia Arlet Podolak (ippon). Në xhiron e tretë mposhti gjermanen Seija Ballhaus, ndërsa në çerefinale garuesen franceze Prsicilla Gneto.
Në gjysëmfinale Nora mundi po me ippon turken Hasret Bozkurt, ndërsa në finale u përball me gjeorgjianen Eteri Liparteliani.