“Askush nuk i kishte thënë se e fejuara dhe foshnja kishin ndërruar jetë.” E mësoi disa minuta para se të dilte përpara gjykatës. Kur i thashë ai shpërtheu në lot e të qara. Fillimisht nuk po e besonte”
Kështu është shprehur për “New York Post” avokati mbrojtës i 30 vjeçari Adem Nikeziq, i cili ishte nën drejtimin e makinës që u përplas me një mur e shtyllë e solli për pasojë vdekjen e 23 vjeçares shqiptare Adriana Sylmetaj… kjo e fundit ishte shtatzënë dhe në muajin prill priste të sillte në jetë një vajzë.
I fejuari i të ndjerës, u soll në gjykatë në një karrige me rrota dhe i veshur me rroba të spitalit. Ai përballet me një seri akuzash penale, përfshi dhe drejtimin e automjetit në gjendje të dehur çka sipas hetimeve të autoriteteve, ka qenë shkaku i aksidentit që ndodhi të shtunën në Nju Jork.
“New York Post” ka sjellë detaje të reja në lidhje me ngjarjet që pasuan aksidentin tragjik. Në deklaratën e tij para policisë 30 vjeçari raportohet të ketë thënë se një makinë i ka prerë rrugën në kryqëzim.
Në sallën e gjyqit prokurorët deklaruan se 30 vjeçari po e drejtonte makinën në mënyrë të rrezikshme dhe me shpejtësi tepër të lartë e prej kësaj ka humbur kontrollin e automjetit.
Po ashtu në sallën e gjyqit, avokati i distriktit Nicholas Agostino i tha gjyqtares disa detaje të mënyrës sesi ishte gjetur e ndjera, e cila doli nga makina dhe fluturoi për disa metra nga vendi ku ndodhi përplasja.
- January 31, 2023