“Nuk kërkoj lopë apo viça” Sarandë, famijarët e dy personave të zhdukur kërkojnë informacion në komisariat

Prej mëse dy javësh shtetasit 46 vjeçarë Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari, janë zhdukur në mënyrë misterioze pa asnjë gjurmë. Këtë të shtunë në ambientet e komisariatit të Srandës, janë paraqitur familjarët e dy të zhdukurve dhe kanë kërkuar nga autoritetet që t’i japin informacion nëse ata janë gjetur apo se në çfarë faze janë hetimet.

Gjatë komunikimit me njërin prej efektivëve aty, një familjar i Sulovarit i kërkoi policit t’i bëjë të mundur takimin me eprorët e policisë. Ai shtoi se nuk po kërkon lopë apo viça, por informacion për dy jetë njerëzore.

“Ne nuk po vijmë as për një lopë, as për një viç, por po vijmë për dy njerëz të humbur.  A ke epror ti? Ti s’më sqaron dot mua, unë dua shefin e komisariatit. Kam 15 ditë që kërkoj vëllain. Mua s’më intereson… Unë dua trupin qoftë, ta marr dhe t’ua çoj atyre prindërvenë shtëpi. Kam 15 ditë që po e kërkoj vëllanë, merr shefin të vijë këtu, se ti nuk më sqaron dot”-i thotë oficerit, një prej familjarëve të të zhdukurve.