Numri i jetëve të humbura prej tërmetit të 6 shkurtit në Turqi i ka kaluar 50,000 viktima

Bëhet thuajse një muaj nga dita kur toka u lëkund në Turqinë juglindore dhe i mori jetën mijëra qytetarëve në Turqi e Sirinë fqinje.

Së fundmi Ministri i Brendshëm i Turqisë Suleyman Soylu, deklaroi se numri i viktimave në vend ka arritur në 45,968 persona.

Siri ndërkohë, numri i viktimave ka mbërritur në 5,900.

Për shkak të forcës së tërmetit të 6 shkurtit, në Turqi vijojnë ende pasgoditjet. Sizmiologët kanë regjistruar deri më tani afro 14,000 pasgoditje, ndërsa të prekurit nga tërmeti (që jetojnë në tenda) janë mbi 1.5 milionë.