“O dritë, do të shërohemi” Lajm i gëzueshëm, Esli vogël niset për kurim falë shqiptarëve

“Unë me Merin kemi ardhur të të japim lajmin, do të nisesh në Itali”

Pas këtyre fjalëve të Fatmës, nëna e Eslit shpërtheu në lot gëzimi…për 16 muaj ajo pa të birin veçse duke qarë nga dhimbjet.

Ende pa i bërë 2 vjeç, spitali ishte kthyer në shtëpinë e dytë për Eslin. Lotët e vogëlushit prekën zemrat e shqiptarëve, të cilët ia mundësuan atij kurimin e specializuar në Italinë fqinje.

E mbushur me shpresë, nëna e Eslit u nis drejt aeroportit duke i thënë vogëlushit të saj se tanimë janë një hap larg ditës që shumëpritur… ditës ku Esli nuk do të vuajë më. Të shumta falenderimet e Sonilës, e cila gëzon pamasë dhe shprehet falenderuese për të gjithë ata që i erdhën në ndihmë djalit të saj të vetëm.

“O dritë e mamit, do të shërohemi o mam… deri tani mbijetuam, tani do të fillojmë të jetojmë.Atëherë kur shpresa jonë kishte humbur, kishte mbaruar, na e solli Zoti  lumturinë më të madhe… fondacionin Firdeus e Elvis Naçin. I falenderoj me gjithë shpirt. Falenderoj pafund shqiptarët që u bënë bashkë në një kohë rekord për të shëruar djalin tim. I falenderoj pafund, na kanë falur jetën.”-tha nëna e Eslit.