“O mami a do të shërohem unë?” 7 vjeçarja me leuçemi pyet nënën, ajo ka veçse lotët

Prej 10 ditësh Leandra qëndron në spital, diagnostikuar me leuçemi. Sëmundja deri më tani ia ka mpakur forcat, e ka lënë në shtrat, ndërsa vigonët i kanë zënë damarët.

Buzëqeshja e dikurshme që e karakterizonte këtë vogëlushe 7 vjeçe, duket sikur është tretur. E mbledhur në shtrat, ajo shikon me sytë e saj nënën.

Xhoana mundohet të jetë e fortë, të ledhatojë me duart dhe fjalët e saj të bijën, por pyetjet naive të Leandrës, ia mbushin sytë me lot. 7 vjeçarja e pyet se kur do të shkojnë në shtëpi, e pyet… “o mami, a do të shërohem unë?”

Si mundet t’i mbash lotët përballë këtyre pyetjeve? Kur vajza po shuhet para syve të nënës, kur evladi është sëmurë dhe nuk ke mundësi të bësh diçka…

Në këto kushte ndodhet kjo familje e varfër që jeton në një fshat të Devollit. Burrë e grua mezi ia dalin të kalojnë muajin, ndërsa tani përballen me sprovën më të madhe, me ditët e tyre më të errëta. Leandra vogël ka nevojë urgjente për kurim të specializuar jashtë shtetit, kurim që kjo familje nuk ka asnjë mundësi t’ja japë të bijës 7 vjeçe. Ndaj ata u luten për ndihmë shqiptarëve.

Donate Button