“O shpirt i babit…” Aksidenti me 3 të mitur në Sarandë, detajet e vdekjes tragjike të 14 vjeçarit

Këtë të hënë jeta e një 14 vjeçari u shua padrejtësisht, në një prej aksidenteve më tragjike të muajve të fundit në Shqipëri. 14 vjeçari A. Dervishaj ishte pasagjer në makinën e babait të shokut të tij, një 13 vjeçari të identifikuar si O.Kalo. I mituri 13 vjeçar kishte marrë çelësat e makinës së të atit (fshehurazi), kshte marrë dy shokët e ishte nisur për xhiro në Delvinë. Aksidenti ndodhi në rrugën Stjar-Bajkaj, ku i mituri humbi kontrollin e automjetit dhe përfundoi në një përrua.

Në momentin e aksidentit, babai i të ndjerit, ka qenë duke folur me të birin në celular. Sipas të dhënave të mësuara nga të afërmit, babai i ka thënë të birit nëse do të vijë ta marrë me makinë ai. I biri i është përgjigjur që po vjen me një shok dhe në atë moment ka ndodhur aksidenti. Ka qenë babai i 14 vjeçarit i cili është nisur i pari drejt vendit të ngjarjes dhe ka nisur të nxjerrë nga automjeti adoleshentët.

A.Dervishaj i cili humbi jetën sot në spitalin e traumës, u nis që ditën e aksidentit me helikopter drejt kryeqytetit, pasi gjendja e tij paraqitej kritike. Pavarësisht punës së mjekëve, sot 14 vjeçari u shua.

E me lajmin e kobshëm, babai i djalit nga Vllahati, shkroi në profilin e rij në rrjetin social facebook, disa fjalë me të vërtetë të përlotëse.

“U prehshe ne paqe
O mbreti babit
O gezimi jone i pare
O dashuri
Babi Mami dhe motra do te te kujtojne per jete o zemer.
Te qofte dheu i lehte o shpirti jone!”
 – shkroi Maksim Dërvishaj.