“O shpirti jem, mos e lër mamin vetëm” Lutjet e nënës nga Kosova, bija 1 vjeçe dergjet në spital në gjendje kritike

 Alea është veçse 1 vjeç. Në vend të fjalëve të para, ajo nuk pushon dot së qari… Alea është veçse 1 vjeçe dhe është prekur nga kanceri në mëlçi. Vogëlushja nga Ferizaj ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në krah të saj janë lotët, zemra dhe shpirti i nënës së saj, Elfetes. Kjo nënë nuk pushon dot së qari kur sheh dhimbjet të cilat përshkojnë trupin e brishtë të së bijës. Fjalët e saj drejtuar Aleas të thyejnë zemrën…

“Shpirti jem, ma ke tharë zemrën, copash ma ke bërë… shpirtin ma ke këputur o dritë, që je në këtë gjendje e unë nuk po mundem kurrë me të qetësu prej dhimbjeve (qan) o drita ime.

Mamin tan e ke afër, nuk të len kurrë e as ti kurrë mos e le nanën tënde. Insha Allah don Zoti shërohesh sa ma shpejt. Mam të do me plot buzëqeshje në shtëpi, dashtë Zoti vitin e dytë mami do të ta festojë ditëlindjen me krejt të mirat.

O drita jem, mos e len mamin vetëm, shpirti i mamit, kthehu me mamin, rrina prap”-thotë nëna e vogëlushes.

Alea vogël ka nevojë për kurim urgjent jashtë shtetit, pasi në Kosovë shpresat janë të pakta. Familja i është drejtuar për ndihmë emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët” dhe përmes emisionit, shqiptarëve bamirës anembanë botës. Kosto për kurimin e 1 vjeçares është tepër e lartë, ndaj familja nga Kosova, lutet dhe përgjërohet për ndihmë në këtë muaj të madhëruar të Ramazanit.