Në krahë nuk e mbajti dot. Lotët e gëzimit nuk ia mbushën sytë kësaj nëne të re. Qëkur erdhi në jetë vajza, kjo nënë qan me dëshpërim. Hidrocefalia po ia shuan dalëngadalë të bijën që ndodhet në intubim prej 2 muajsh.
Përballë të qarave dhe syve të mbyllur të Ajlës, kjo nënë qan me dëshpërim… e po më dëshpërim e dhimbje, lutet. Kërkon ndihmë. Kërkon të shpëtojë të bijën nga vdekja.
“O zemra e mamit, ti je gëzimi jonë i parë. Nuk të shoh dot kështu, ke dy muaj me këto tuba. Mami e babi, ne mezi po presim të të marrim në krahë, të të marrim tek shtëpia.
Unë jam mami i Ajlës. Ju lutem na ndihmoni. Ajla ka dy muaj që është në inkubator, me këto tuba. Çdo ditë që kalon ëstë rrezik për të. Nëse qëndron këtu, rrezikon jetën. Ju lutem, ta nxjerrim sa më parë prej këtu.”-thotë nëna e Ajlës, Flogerta.

