Sonila përballet sot e prej disa ditësh, me dhimbjen më të madhe që mund të përjetojë një nënë. E bija 13 vjeçe, është e prekur nga leuçemia akute. Stefania e vogël ndodhet e shtruar në Tiranë dhe gjendja e saj shëndetësore sa vjen e përkeqësohet.
E mes dhimbjes që e përshkon në çdo moment, kjo nënë duhet të hiqet sikur nuk ka gjë serioze. E bija nuk e di se është e prekur nga një sëmundje e rëndë…
“Është në klasën e 7 dhe ajo nuk e di çfarë semundje ka, ëndrrat e saj janë ndërprerë dhe sot i duhet të luftojë për të jetuar. Më pyet, pse mami më zë gjumi kur marr ilaçet me serume? Ajo nuk e di se ato ilaçe janë aq të rënda…. dhe unë kur e zë gjumi qaj mbi shpinën e saj sa lotët më thahen e çarçafët e spitalit lagen. O Zot nuk ka dhimbje me te madhe se kur femija yt lufton me jeten e ti je e detyruar të shtrëngosh dhëmbët e t’i buzëqeshësh për t’i thënë se nuk ke asgjë… O Zot bëj një mrekulli për vajzën time, o Zot … “