Në 6 muajt e parë të jetës së tij çdo ditë ishte një luftë për mbijetesë. Sot, 2 muaj pas kurimit në Italinë fqinje, Kajanin e gjen të buzëqeshur. Vogëlushi nga Kosova ka mbërritur në atdhe, atje ku e prisnin me padurim vëllezërit. Sapo i sheh ata, vogëlushit i shkëlqejnë sytë, ndërsa buzëqeshja i zbukuron portretin. Një buzëqeshje që njëkohësisht është një dhuratë e paçmuar për të gjithë ata shqiptarë bamirës që ia bënë realitet, ia bënë të mundur kurimin Kajanit të vogël.
Sot vuajtjet e 6 muajve nëpër spitale, kanë përfunduar. Nëna e Kajanit është e mbushur në gëzim. Më në fund zemra e saj nuk do të vuajë më. Një zemër që falenderon me gjithë forcën e nënës.
“Sapo kemi ardhur nga Italia. Kajani e ka bërë operacionin e zemrës, ka shkuar shumë mirë. S’po di o Zot, akoma s’po e besoj se është mirë. Ne i falenderojme të gjithë njerëzit që e kanë bërë të mundur me shku Kajani me u shëndosh. Falenderojmë Fondacionin Firdeus,Elvisin, që bënë një mrekulli për familjen tonë, nuk do e harrojmë tërë jetën.”-thotë nëna e Kajanit.