“O Zot i madh” Qytetarët në Melburn filmojnë “meteorin” e zjarrtë, autoritetet: Janë mbetje të një rakete hapësinore ruse

“Mbetje të zjarrta” u panë teksa ndiznin në dritë qiellin e natës në Melburn të Australisë, duke sjellë një mori me postime e pikëpyetje nga ana e qytetarëve, nëse ishin bërë dëshmitarë të një meteori.

Agjencia Australiane e Hapësirës reagoi përmes një deklarate, duke shpjeguar se objektet në flakë ishin mbetje të një rakete hapësinore ruse Soyuz-2, e cila po rihynte në atmosferën e Tokës. Raketa ishte përdorur për të lëshuar një satelit më herë në mbrëmjen e të hënës.

BBC ka publikuar pamjet e filmuara prej qytetarëve atje.