“S’kam lënë shkallë e stola pa larë me lot për djalin. Dilja në dritare, i lutesha Zotit… o Zot, o Zot, natë e ditë, o Zot ma shpëto djalin… Më shikonin njerëzit duke qarë e duke folur (qan me dënesë)…”
DHURO TANI!
Ndihma jote i jep shpresë dikujt që është më i pafat se ty!
Këto janë fjalë që vijnë prej një babai që e ka zemrën thyer copash. Teksa e rrëfen me lot e të qara me dënesë fatkeqësinë që e ka mbuluar, Beharit nisen t’i dridhen duart. Rriti tre fëmijë e sot djali i madh po rrezikon jetën. Me duart që sot i dridhen sakrifikoi gjithçka kish… por tanimë ky baba nuk mundet dot më, duart e tij janë të pafuqishme përpara sëmundjes së rëndë e agresive që i ka zënë të birin.
Me lot ai lutet për ndihmë.