“O Zot, vazhdon akoma” Pamje, studio troditet prej tërmetit në Turqi, spikeren e zë paniku

Një spikere lajmesh përjetoi momente jo fort të mira gjatë një transmetimi live, në momentin kur tërmeti me magnitudë 5.9 rihter goditi Turqinë në mëngjes.

Afro 1 vit e gjysëm pas tërmetit shkatërrimtar në Turqi, njerëzit ende ndihen vulnerabël ndaj lëkundjeve të tërmetit, ashtu siç duket edhe në rastin e spikeres së lajmeve, e cila vë duart në kokë dhe mundohet të ruajë qetësinë.

 “O zot, vazhdon akoma, djema…”, u thotë spikerja kameramanëve në studio.

Tërmeti goditi zonën e Malatya-s rret orës 10:46 të mëngjesit (me orën lokale). Lëkundjet u ndjenë dhe në zonat e tjera të prekura nga tërmeti i 6 shkurtit të vitit të kaluar (7.7 Rihter), konkretisht në Sanliurfa, Adiyaman, Kilis, Gziantep dhe provincën e Kahramanmaras.

Fatmirësisht nga lëkundjet nuk është raportuar për asnjë jetë të humbur, një fakt që e kanë konfirmuar autoritetet turke.