Odise Roshi njofton tërheqjen e tij nga kombëtarja e Shqipërisë

Odise Roshi ka vendosur të tërhiqet nga skuadra e Kombëtares së Shqipërisë pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme me kuqezinjtë.

Vendimi i Roshit vjen një ditë pas atij të Bekim Balajt, i cili po ashtu njoftoi për tërheqjen e tij nga kombëtarja.

Odise Roshi ka dhënë kontribut të madh për kombëtaren kuqezi. “Raketa” luajti 71 ndeshje dhe shënoi 5 gola gjatë karrierës së tij me fanellën e kombëtares.

“Federata e Futbollit e falënderon Roshin për të gjithë kontributin e dhënë ndër vite me fanellën kuqezi, ku do të kujtohet gjithmonë për asistet e tij vendimtar, shpejtësinë dhe energjinë e tij në fushë. I urojmë Odise Roshit suksese të mëtejshme në karrierën e tij.”-njoftoi FSHF-ja.