Oficeri amerikan i mori jetën, përcillen në banesën e fundit nëna shqiptare me dy djemtë e saj të mitur

Ornela Morgan dhe dy djemtë e saj të mitur do të përcillen për në banesën e fundit këtë të premte, në Masachusetts të Shteteve të Bashkuara. Nëna me origjinë nga Korça së bashku me dy djemtë u vranë nga rreshteri amerikan Ëatson Morgan, bashkëshorti e babai i viktimave.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fund të dhjetorit, në banesën e familjes Morgan. Gjithçka u zbulua pasi kolegët e oficerit shkuan të kontrollojnë në shtëpinë e këtij të fundit, pasi Morgan nuk ishte paraqitur në detyrë.

Patrulla zbuloi trupat e pajetë të të gjithë familjes. Pas hetimeve u konkludua se rreshteri i kishte marrë jetën bashkëshortes e dy djemve të tij, ndërsa më tutje armën e kishte drejtuar kah vetes duke u vetëvrarë.

43 vjeçarja shqiptare së bashku me djemtë, , do të prehen në qytetin e tyre në Masachusetts.  Ceremonia përkujtimore për nënën 43 vjeçare dhe djemtë, Gabrielin 12 vjeçar dhe Liamin 10 vjeçar mbahet në Worcester, Mass, në Kishën Ortodokse Shqiptare të Shën Marisë, 535 Salisbury St.