Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi me shumicë votash për njohjen e 11 korrikut, si Ditën e Përkujtimit për masakrën e gjenocidin që ndodhi më korrik të vitit 1995 në Srebrenicë, atje ku u vranë mbi 8000 persona nga ana e forcave serbe të Bosnjes.

Kamerat ishin fokusuar tek Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç, i cili me vete kishte sjellë një flamur të Serbisë. Herë duke e veshur si pelerinë e herë duke e shtrënguar flamurin teksa votat kundër shtoheshin, në një moment Vuçiç nis të kafshojë flamurin që e kishte mbeshtjellë.
Pamjet janë bërë virale në rrjet me komentues që vinin në lojë Presidentin e Serbisë.
Serbs are literally in shambles. Vucic started eating his own flag out of anger.
— Dardanian 🇦🇱🇽🇰 (@dardanian01) May 23, 2024
Comedy. pic.twitter.com/M4fKAMLiAu
Projekt-rezoluta u shty përpara me bashkëpropozim të Gjermanisë e Ruandës dhe kishte për qëllim njohjen e 11 korrikut si ditë ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave të gjenocidit, një fakt që ende Serbia dhe Republika Sprska në Boshnje dhe Hercegovinë, vijojnë ta kundërshtojnë.
Kujtojmë se për masakrën e ndodhur në Srebrenicë në vitin ’95, Gjykata Ndërkombëtare në Hagë dënoi mbi 50 persona me rreth 700 vite burgim, mes tyre dhe Radovan Karaxhixh dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe Ratko Mlladiç.