Vajza 21 vjeçare e cila alarmoi ditën e djeshme policinë, nuk është dhunuar nga askush, ashtu siç ajo pretendoi kur telefonoi e frikësuar policinë e detyroi forcat speciale renea të hyjnë përmes dritareve të apartamentit në katiin e tetë, atje ku ishte mbyllur.
21 vjeçarja me inicialet S.Q ndodhej në një banesë në zonën e Astirit, njëra nga dy apartamentet e marra me qira nga i dashuri i saj i quajtur Jani Sadikaj. Çifti ishte së bashku me dy vajza e tre djem të tjerë e kishin marrë me qira dy apartamentet për të kaluar natën.
Të rinjtë kanë kaluar natën aty duke festuar me alkool e duke konsumuar kokainë. Vajza 21 vjeçare, e dashura e 26 vjeçarit Sadikaj, mesa duket është trembur kur është zgjuar paraditen e të enjtes dhe ka parë që është e vetme në apartament.
2 vajzat e 4 djemtë kishin dalë për të konsumuar kafe. 21 vjeçarja me inicialet S.Q ka parë në tavolinën e apartamentit dy armë, përfshi këtu dhe një jelek antiplumb. E trembur, ajo ka telefonuar familjarët duke u thënë se po i rrezikohej jeta. Këta të fundit menjëherë kanë njoftuar sallën operative të policisë duke thënë se dikush donte t’i bënte keq vajzë së tyre e se ajo mund të ishte marrë peng.
Të rinjtë që shoqëroheshin me 21 vjeçaren janë larguar sapo kanë mësuar mbi telefonatën, përfshi këtu edhe i dashuri i vajzës, Jani Sadikaj. Sipas informacionit të fundit të bërë publik nga policia, vajza është mbyllur në apartament nga djemtë.
Nga veprimet e para hetimore të kryera për këtë rast dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur të mbyllur shtetasen S. Q., në apartamentin ku ndodhej, i marrë me qira ditore. Gjithashtu, ishte marrë me qira ditore apartamenti përballë në të cilin shërbimet e Policisë, ditën e djeshme, gjetën gjatë kontrollit, 2 armë zjarri, municion luftarak dhe sende të tjera personale që do t’i shërbejnë hetimit. Vijon puna për kapjen e 5 shtetasve të shpallur në kërkim. Gjithashtu, vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.“-njoftoi policia.
Më tutje vajza në kushte të rënduara psikologjike, ka refuzuar t’i hapë derën policisë, çka ka detyruar këta të fundit të hyjnë përmes tarracës me litarë, akt i kryer ky nga forcat speciale RENEA që erdhën në vendin e ngjarjes.



Së fundmi policia ka shpallur në kërkim 4 djemtë që ndodheshin në dy apartamentet e marra me qira. I dashuri i 21 vjeçares, nuk është një emër i panjohur për autoritetet. Në vitin 2017 ai u arrestua me dy djem nga Kavaja në tentativë për të trafikuar drejt Italisë një sasi prej 1.3 ton kanabis. Në vitin 2022 Sadikaj u arrestua pasi iu gjet me vete një armë zjarri pa leje.
Në kërkim janë shpallur dhe 3 djemtë e tjerë, shokë të 26 vjeçarit. Autoritetet kanë marrë në pyetje ndërkohë 21 vjeçaren, e cila pasi është qetësuar, ka treguar se ka shkuar me dëshirë me grupin shoqëror të të dashurit. Ajo tha para etuesve se është frikësuar kur është zgjuar, ka parë që është vetëm dhe që në apartament ka patur armë. Në pyetje po merren dhe dy vajzat e tjera që kanë qenë me grupin shoqëror.