Pa patentë dhe në errësirë… adoleshentët aksidentohen me makinë, njëri humb jetën, 3 të tjerë plagosen

Një grup me 4 adoleshentë është përfshirë në një aksident tragjik me makinë mbrëmjen e djeshme, në rrugën rurale të fshatit Plirëz në Poliçan. Mjetin e drejtonte një 15 vjeçar (pa patentë) i cili ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie. Pas disa rrotullimesh, makina ka ndaluar në oborrin e banesës. Pasojat qenë fatale për vëllanë e 15 vjeçarit që drejtonte makinën dhe ishte pasagjer në mjet. Shtetasi në fjalë, me inicialet A.Z, humbi jetën.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit si dhe dy vajza në moshat 14 e 16 vjeç, mbetën të plagosura. Adoleshentët po ktheheshin nga një ditëlindje, ndërsa 15 vjeçari i kishte marrë automjetin babait.

Pas transportimit në spital, një nga vajzat e plagosura u dërgua më tutje në spitalin e traumës në Tiranë, pasi lëndimet e saj ishin serioze.

Berat/Informacion paraprak

Në rrugën rurale të fshatit Plirëz, Poliçan shtetasi F.Z., 15 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A.Z (pasagjerë në mjet) rreth 15 vjeç si dhe janë dëmtuar shtetasi F.Z (drejtues mjeti), dhe dy shtetase të tjera të mitura që ndodheshin në mjet. Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.