Kurrë nuk janë ndarë, kanë qëndruar përherë të bashkuar… por sëmundja që ka prekur vëllain e madh ia ka thyer zemrën vëllait të vogël. Roberti, 18 vjeçar u diagnostifikua së fundmi me një sëmundje të rëndë (limfoma Burkitt), një sprovë që ia ka rënduar shumë zemrën të vëllait të tij, Lionit.
Lioni është veçse 13 vjeçar… lotët nuk i reshtin teksa flet për të vëllanë. Ai i drejtohet me lutje për ndihmë shqiptarëve me shpresën e madhe se në karvanin e bamirësisë do të ketë një vend për vëllanë e tij të shtrenjtë.
“Ndihem shumë keq… nuk kam çfarë bëj, ai për mua është gjëja më e çmuar. Nuk dua t’i ndodhë kurrgjë vëllait. Për ta shëruar tim vëlla, na kanë kërkuar 150 mijë euro… mos me e bërë shumën, ka mundësi që ai të vdesë. S’kam pse jetoj nëse nuk është ai (qan). I lutem të gjithë shqiptarëve, të mundohemi të bëjmë shumën për të trajtuar vëllain…”-përmbyll fjalën e tij, 13 vjeçari.