Pakistan: 6 fëmijë dhe 2 të rritur kanë mbetur të bllokuar në një kabinë teleferiku në lartësi mbi 270 m nga toka

Operacioni për shpëtimin e 6 fëmijëve e 2 të rriturve të mbetur të bllokuar në një kabinë teleferiku në Pakistan, kanë tërhequr vëmendjen e zemrat e të gjithë kombit atje, përfshi këtu edhe lajmet kryesore të mediave të mëdha ndërkombëtare.

Fëmijët e moshave 10 e 16 vjeç po shkonin në shkollë në Battaram, kur një nga kabujt që mbante teleferikun është këputur, duke e lënë të varur kabinën në një lartësi të frikshme prej 274 metrash. Një prej fëmijëve (16 vjeçari) vuan nga problemet e zemrës dhe prej mëse dy orësh, ndodhet i shtrirë në kabinë, pa ndjenja, raporton BBC-ja.

Dy orvatje janë bërë deti më tani nga forcat komando atje, për të shpëtuar fëmijët dhe dy të rriturit e ngecur në kabinë. Të dyja orvatjet me helikopter kanë dështuar si pasojë e erës së fortë e cila e bën operacionin të vështirë dhe të rrezikshëm për fëmijët e të rriturit e mbetur në kabinë.

Kabina me 8 personat brenda ka të paktën 10 orë që rri varur shpjegoi një prej banorëve të zonës, duke folur për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP).

Burimi: BBC/ Përshtati: FCH.al