Janë shpëtuar pas mëse 10 orësh tensioni e frike, të 8 personat e mbetur të bllokuar në një kabinë teleferiku, e cila ngeci në një lartësi prej mëse 270 metrash nga toka.

Në bordin e kabinës ndodheshin 6 fëmijë që ishin nisur në shkollë si dhe dy të rritur. Dy prej fëmijëve u shpëtuan pak orë më parë përmes helikopterit e ndërhyrjes së forcave komando, ndërsa pjesa tjetër përmes një aparaturave që i zbritën në tokë.
Në median e huaj dhe rrjetet sociale janë publikuar pamjet e operacionit të dytë të shpëtimit, teksa autoritetet e patën thuajse të pamundur që t’i largojnë të gjithë përmes helikopterit si pasojë e erës së fortë.
Another child has been rescued by the locals as rescue operation continues in the dark. #Battagram #battagramrescue pic.twitter.com/DU3H8nXucC
— Amjad Ali (@amjadalihere) August 22, 2023
#Battagram #PakistanArmy #Pakistan #ISPR pic.twitter.com/hcWeHZdMXV
— Shahak Abdullah (@AbdullahSh55585) August 22, 2023
Ngjarja tërhoqi vëmendjen e të gjithë mediave botërore, ndërsa në Pakistan i gjithë kombi ndoqi operacionin e gjatë të shpëtimit të 8 jetëve.