Nesër përgjatë gjithë ditës, pritet që në pikën kufitare të Kakavijës të krijohen radhë, kjo pë shkak të një greve të lajmëruar nga pala greke.
Këta të fundit kanë lajmëruar se duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 24:00 (me orën greke) dogana do të operojë në grevë.
Përveç ambulancave e makinave funerale, nuk do të ketë leje kalimi asnjë automjet tjetër. Qytetarët që do të duan të kalojnë në kufirin grek, do të munden veçse duke e kaluar në këmbë pikën kufitare.