Palasë, turisti pëson arrest kardiak pas hedhjes me parashutë

Një rast tragjik e njëkohësisht i pazakontë. Autoritetet kanë njoftuar mbi humbjen e jetës së një turisti çek në Palasë. Turisti rreth 70 vjeçar u hodh me parashutë nga lartësia e fill pas kësaj ka pësuar një arrest kardiak duke humbur kësisoj jetën.

“Sot, rreth orës 15:00, shtetasi çek P. S., rreth 70 vjeç, pas hedhjes me parashutë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi parashutën, për shkak të arrestit kardiak, dhe ka rënë në vendin e quajtur “Përroi i Palasës”, ku si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”-njoftoi policia.