50 vjeçarja në foton e mësipërme quhet Karin. Jeton në Suedi dhe është e para qenie njerëzore e cila ka një gjymtyrë robotike të integruar me sistemin e saj nervor dhe atë skeletal.
E njohur si ‘gruaja bionike’, 50 vjeçarja e humbi krahun e djathtë gjatë një aksidenti në fermën e familjes së saj, disa vite më parë.
“Përgjatë viteve kam përjetuar dhimbje të shumta. Më dukej sikur e kisha krahun në një grirëse mishi, e kjo më krijonte stress e dhimbje që duhej ta trajtoja me barna të ndryshme”-thotë gruaja.
Për krijimin e krahut bionik të gruas, punuan një ekip prej inxhinierësh e kirurgësh nga Suedia, Australia e Italia, të cilët bashkuan teknikat kirurgjikale me implantin e inteligjencën artificiale. Proteza është krijuar duke përdorur dy shufra titaniumi të ankoruara në kockën e krahut të 50 vjeçares, një teknikë e cila mënjanon nevojën e bashkimit të gjymtyrit e protezës mekanikisht, çka bëhet shkak i dhimbjes me kalimin e kohës. Disa elektroda u vendosën në nervat e muskujt e dëmtuar të krahut, të cilat mandej u lidhën me protezën vetë. Kësisoj, proteza mund të ‘interpretojë’ sinjalet motore që bëjnë të mundur lëvizjen.