Pamje, aksident i rëndë në Korçë: Humb jetën një vajzë 14 vjeçare

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të martë në rrugën Korçë-Kapshticë ku për pasojë ka humbur jetën një vajzë e mitur.

E ndjera në moshën 14 vjeçare po kalonte rrugën në momentin kur një makinë e ka përplasur. Si pasojë e plagëve, e mitura ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 31.10.2023, rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë kryqëzimit të fshatit Zëmblak, Maliq, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin I.K, ka përplasur një shtetase 14-vjeçare, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Më drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.