Pamje, anija kargo përfshihet në flakë… disa anëtarë të ekuipazhit detyrohen të hidhen nga 30 m lartësi për të shpëtuar

Një zjarr shpërtheu në një anije kargo e cila mbante thuajse 3 mijë makina. Ngjarja ndodhi në brigjet e ishullit Ameland në Holandë. Si pasojë e flakëve 1 marinar humbi jetën, ndërsa 22 të tjerë u lënduan. Disa nga anëtarët e ekuipazhit u hodhën nga një lartësi prej 30 metrash në det, vetëm për t’i shpëtuar flakëve e tymit.

Një operacion madhor shpëtimi vijon ende, ndërsa autoritetet holandeze tentojnë të shuajnë vatrat e zjarrit. Roja bregdetare në një reagim për agjencinë holandeze të lajmeve ANP, tregoi se zjarri mund të zgjasë për ditë me radhë. Për të shuar flakët, autoritetet po hedhin ujë në anët e anijes masive duke treguar kujdes për të mos fundosur të gjithë anijen.

Foto: Googlemaps

Anija la portin e Bremerhaven në veri të Gjermanisë të martën dhe kishte për destinacion Egjiptin. Por problemet u konstatuan afro 27 kilometër larg ishullit Ameland në Holandë. Roja bregdetare holandeze u shpreh për mediat se shkaku i zjarrit mbetet ende i panjohur. Nga dyshimet e para besohet se një nga 25 makinat elektrike në bord, mund të ketë sjellë shkëndijën që solli zjarrin.

Burimi: BBC/ Përshtati me disa shkurtime: FCH.al