Pamje, avioni i epokës sovjetike përplaset në një shfaqje në SHBA, piloti shpëton në momentin e fundit

Një avion sovjetik i llojit luftarak (MiG-23) është rrëzuar në një shfaqje ajrore në Miçigan të Shteteve të Bashkuara, duke rënë tek disa makina të parkuara në rrugë. Momentet janë filmuar në kamera.

Piloti pikas se avioni po humbte fuqinë motorrike. Në këtë moment, ai dhe pasagjeri dalin përmes manovrës së emergjencës, ndërsa në avion ndodh një shpërthim i fuqishëm.

BBC raporton se piloti ka pësuar lëndime serioze por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pasagjeri në avion po ashtu mori disa lëndime të lehta.