Pamje, cikloni sjell përmbytje të mëdha në Australi, krokodilët notojnë në rrugët e qytetit

Reshje rekord shiu kanë përfshirë verilindjen e Australisë, ndërsa përmbytjet kanë detyruar dhjetëra të largohen nga shtëpitë e tyre.

Në Jasper kanë rënë brenda fundjavës reshje shiu të barabarta me muaj. Madje në një zonë të qytetit, u panë dhe krokodilë duke ‘notuar’ nëpër rrugët e përmbytura

Në qytezën e Ingham, një vend me 5 mijë banorë, niveli i ujit arriti deri në 2.8 metër ujë.