Disa pamje nga kamera të sigurisë kanë filmuar momentin kur disa policë civilë rrezikojnë jetën e tyre për të neutralizuar një të ri që po kanoste me thikë një qytetar. Ngjarja u filmua në një prej paqeve të Londrës. Policët kishin dalë në grup së bashku dhe ndodheshin të ulur në një lokal, kur pak metra larg tyre një i ri kanos me thikë një tjetër djalë në moshë të re. Ky i fundit shtrihet në tokë, me duart lart e duke u lutur që të mos qëllohet.
Në këtë moment grupi me mbi 5 oficerë çohen të gjithë në këmbë dhe vrapojnë drejt personit të armatosur.