Pamje emocionuese, veteranët e UÇK-së marshojnë në Morinë me këngë e flamurin kombëtar

Në pikën kufitare të Morinës është zhvilluar për Ditën e Flamurit, një marshim që ka ngrohur zemrat e kujtdo të pranishmi.

Një grup i veteranëve të UÇK-së ka zgjedhur një mënyrë krejt të veçantë për të festuar ditën që sot e gëzon çdo shqiptar, i madh e i vogël, në trevat tona apo kudo nëpër botë.

Me këngën kushtuar heroit legjendar Adem Jashari, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kaluar kufirin të prirur nga flamuri kombëtar.

28 Nëntori i këtij viti shënon 112 vjet që nga shpallja e Pavarësisë në Vlorë, dhe më shumë se një shekull më pas, kjo ditë vazhdon të mbledhë bashkë shqiptarët nga të gjitha trevat.