Pamje, ende pa u rikuperuar nga përmbytjet, Greqia përballet me një tjetër stuhi me reshje intensive

Pak javë pas stuhisë që përmbyti disa qytete e i mori jetën 17 personave, Greqia po përballet sërish me një tjetër stuhi të fuqishme. E titulluar si stuhia “Elias” , zont jugore e qendrore të vendit janë prekur nga reshje të shumta që kanë shkaktuar përmbytje në një sërë zonash të banuara.

Intensiteti i reshjeve ka qenë i fuqishëm, saqë brenda pak orëve, ka rënë sasia mujore e reshjeve të shiut.

 Autoritetet kanë nisur të marrin masa, ndërsa kanë paralajmëruar banorët të bëjnë kujdes. Një ekspert tregoi për ekathimerini, se zona më e ‘pafavorshme’ duket të jetë Evia.

Intensiteti i reshjeve në Evia ka qenë i ngjashëm me ato të stuhisë Daniel në Thesali. Nivele të larta shiu janë regjistruar tashmë atje dhe në Fokida, e këto zona na shqetësojmë më shumë”-tha meteorologu e studiuesi Stavros Dafis.

Po ashtu dhe në zonat e përmbytura në Volos, banorëve u kanë ardhur tashmë mesazhet për të patur kujdes të shtuar, siç raportoi Protothema