15 vetë u plagosën të premten në veriperëndim të Zvicrës, pasi dy trena pasagjerësh dolën nga shinat si pasojë e erërave të fuqishme.
Incidentet ndodhën në një hark kohor prej 20 minutash, në distancë prej afro 30 kilometrash nga njëri- tjetri. Treni i parë që doli nga shinat lëndoi tre persona, pëfshi këtu dhe drejtuesin e mjetit. Ndërkohë në incidentin e dytë, 12 pasagjerë u lënduan, përfshi një qytetar i cili mori dëmtime serioze. Në zonën ku ndodhën incidentet, u regjistruan shpejtësi ere prej mëse 136 km/h. Siç raportoi AFP-ja duke iu referuar burimeve policore, njëri tren doli nga shinat pranë fshatit të Luscherz-it më 04:30 të pasdites, ndërsa pak minua më vonë ndodhi incidenti i dytë.
“Si pasojë e erërave të forta, lokomotiva e trenit u përmbys në krah të djathtë duke dalë nga shinat e rrëzuar pak metra më tutje.”-shpjegoi policia.
Ndërkohë në incidentin e dytë, në trenin e pasagjerëve kishte 54 persona. Sipas oficerëve tre prej vagonëve dolën nga shinat duke sjellë plagosjen e 12 vetëve.
Fotot e mëposhtme, publikuar nga 20minuten.ch



