Pamje interesante, “labirinti” 2,000 vjeçar poshtë këmbëve të qytetit të Lisbonës

Dy herë në vit, ky kapak hekuri i vendosur në një prej rrugëve të zhurmshme të Lisbonës, hapet për publikun… poshtë tij gjen një prej strukturave më të vjetra të Portugalisë, një ‘labirint’ 2 mijë vjeçar të ndërtuar nga romakët e lashtë.

I datuar në shekullin e parë (të erës sonë), ky ‘grup’ tunelesh e korridoresh njihet si ‘kriptoportiko’ i qytetit të dikurshëm të Olissipo-s, i ndërtuar në vitin 200 para erës sonë.

“Kjo strukturë garantoni dhe vijon të garantojë edhe pas 2 mijë vitesh, që strukturat sipër kokave tona të jetë të qëndrueshme dhe të sigurta”-shpjegoi për Reuters Joana Sousa Monteiro, drejtuese e Muzeut të Lisbonës.

Kjo zonë e lashtë hapet dy herë në vit për t’u vizituar (në prill e shtator), pasi për një pjesë të mirë të kohës, është e përmbytur nga ujërat që arrijnë të depërtojnë në shtratin poroz të nëntokës.

Galeria u zbulua fillimisht në vitin 1771, kohë në të cilën Lisbona po rindërtohej pas shkatërrimit masiv të Tërmetit të Madh të 1755-ës (tërmeti shkatërroi thuajse të qytetin, krijoi një tsunami dhe vrau afro 30 mijë persona).

Siç vë në dukje Reuters, biletat për të vizituar galeritë shiten brenda 15 minutave.