Pamje, juglindja e vendit përfshihet nga reshjet e dëborës

Që prej orëve të para të mëngjesit, e gjithë juglindja e Shqipërisë është përfshirë nga reshjet e dendura të dëborës.

Lëvizja e automjeteve në akset kryesore që lidhin Korçën me Kapshticën, Qafë Thanën dhe Kolonjën bëhet pa vështirësi.Të qarkullueshëm normalisht janë edhe rrugët turistike drejt Dardhës dhe Voskopojës ku trashësia e borës ka arritur deri në 7 centimetra.

Temperatura minimale në zonat malore ka rënë në minus 6 gradë celsius, ndërsa gjatë orëve të mesditës pritet të arrijë deri në 6 gradë