Pamje, Kadare përcillet për në banesën e fundit

Shkrimtari i madh Ismail Kadare është përcjellë me nderime, duartrokitje e lule. Pas ceremonisë e homazheve në Teatrin e Operas dhe Baletit, Kadare do të përcillet në banesën e fundit në varrezat e Tufinës.

Me kërkesë të Helena Kadaresë, në ceremoninë mortore do të marri pjesë vetëm familja e të afërmit e Kadaresë.